Spasovski: “Policia intervenoi me kohë! U parandalua in*cident me përmasa më të mëdha”


Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp me fotografi nga in*cidenti i djeshëm në Sheshin Skenderbeu tha se policia ka arritur në kohë të intervenojë dhe të parandalojë eskalimin e situatës. Spasovski tha se është parandaluar in*cident me përmasa më të mëdha

“Do të shihni se policia e parandaloi in*cidentin, edhe atë një numër i madh i zyrtarëve policorë, shihni videot që janë publikuar edhe nga mediumet edhe nga ne. Ja po ua tregoj vetëm një fotografi, a nuk është kjo diçka ku interevnohet në vendin e ngjarjes”, tha mes tjerash Spasovski. Spasovski apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të të shfrytëzojnë të drejtën e protestës, por t’i përmbahen dhu*nës.

“Nuk duhet të vijmë deri tek kjo, por për të mos ardhur deri te kjo secili qytetar duhet ta dijë që protestat duhet të jenë të qeta. Askush nuk ka të drejtë të nxjerr armë zjarri dhe të kërcënojë sigurinë, asnjë qytetari në vend”, tha mes tjerash Spasovski.

Baby Boo