Spasovski: Policët privatisht kanë qenë në Shuto Orizare


Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se po punohet në zbardhjen e plotë të ngjarjes së mbrëmshme në komunën e Shuto Orizares.

“Janë lënduar dy zyrtarë policor të cilët në atë moment s’kanë qenë në punë, por në mënyrë private kanë qenë në Shuto Orizare pas një njoftimi se po ndodhin kidnapime të fëmijëve në komunë. Njoftimin e kanë marrë në ‘Facebook’, dhe deri tash nuk ka asnjë paraqitje për një ngjarje të tillë”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Baby Boo