Spasovski: Pas karantinës shtetërore nuk do të ketë më vetizolim shtesë në shtëpi


Në seancën e sotme, Qeveria pranoi propozimin e Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë me të cilin udhëtarët nga vendet e huaja që hyjnë në vend, pas periudhës kohore prej 21 ditësh ose 14 ditësh në karantinën e detyrueshme shtetërore, nuk do të hynë më në vetizolim shtesë në shtëpi.

Këtë e njoftoi kryeministrin Oliver Spasovski përmes profilit të tij në Facebook.

Spasovki gjithashtu informon se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka pranuar propozimin për normalizimin e transportit publik dhe ndërmjet qyteteve nga dhe për në Kumanovë./Telegrafi/

Baby Boo