Spasovski: Nuk i marr seriozisht deklaratat e Alternativës, ka të holla për “Honeyland”


Kryeministri teknik Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve theksoi se nuk i merr seriozisht deklaratat e partisë Alternativa se nuk ka mjete financiare në Ministrinë e Kulturës të dedikuara për filmin dokumentar “Honeyland” për shkak se është periudhë zgjedhore dhe të gjithë partitë kalkulojnë.

“Mjete financiare për ‘Honeyland’ ka në pajtueshmëri të vendimit të fundit të Qeverisë”, potencoi Spasovski./TV21

Baby Boo