Spasovski: Nga shtëpia ime do t’i kryej të gjitha punët e mia si kryeministër


Kryeministri Oliver Spasovski deklaron se do të jetë në krye të detyrës edhe nga izolimi. Ai thotë se kontaktet e përditshme me anëtarët e qeverisë dhe me Shtabin e krizës do të vazhdojnë. Përmes një video-materiali, Spasovski u bën thirrje qytetarëve t’u përmbahen masave edhe gjatë ditëve të festave, duke mos vizituar kishat dhe duke mbajtur distancën.

Nga shtëpia ime do t’i kryej të gjitha punët e mia si kryeministër. Qeveria do të funksionojë pa pengesë përmes video-konferencave dhe do t’i kryejmë të gjitha detyrimet dhe prioritetet në këto kushte të jashtëzakonshme. Shtabi i krizës dhe Qeveria, si në ditët e kaluara do të mblidhen çdo ditë përmes video-lidhjeve”-tha Oliver Spasovski, kryeministër teknik.

Baby Boo