Spasovski: Në Strugë ndodhi papërgjegjësi serioze


Kryeministri teknik, Oliver Spasovski ka drejtuar kritika të ashpra ndaj asaj që ndodhi dje në Strugë me liturgjinë fetare ordotokse, që përbën rrezik në këtë kohë pandemie.

“Ajo që ndodhi në Strugë paraqet papërgjegjësi serioze ndaj shëndetit të qytetarëve dhe papërgjegjësi ndaj shtetitS. i Qeveri kanë pasur komunikim të shkëlqyer me bashkësitë fetare në fillim të gjithë së bashku janë dakorduar se para së gjithash të rëndësishme janë jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Nuk ka prioritet më të madh, nuk ka interes më të madh individual, i grupeve të caktuara, bashkësive fetare, partive politike. Unë kam pritur se vërtetë bashkësitë fetare do të kenë ndjenjë më të zhvilluar për jetën dhe shëndetin e qytetarëve dhe jam thellësisht i dëshpëruar prej veprimit i cili u bë dje në Strugë si njeri”, tha Spasovski gjatë vizitës së sotme në Probishtip.

Ai shtoi se pret se të gjitha institucionet kompetente të ndërmarrin masa për sanksionimin e organizatorëve por edhe për ata të cilët nuk kanë vepruar që të pengohet një organizim i tillë. “Pres që edhe Prokuroria Publike edhe MPB t’i analizojnë të gjitha aspektet e kësaj ngjarje dhe siç kemi pasur edhe ngjarje të tjera në vende të tjera për mosrespektimin e vendimit për mosgrupimin e më shumë se dy personave të ndërmerren masa përkatëse”, theksoi Spasovski.

Sipas tij, vendimet duhet të respektohen, ndërsa vlerësoi se 90 për qind e qytetarëve deri më tani i kanë respektuar masat të cilat i caktoi Qeveria për parandalimin e pandemisë. (INA)

Baby Boo