Spasovski: Kërcënimi për përfshirjen e vendit nga një valë e re migrantësh është real


Mijëra migrantë kanë kaluar nëpër territorin e Maqedonisë vetëm në fillim të vitit 2018. Pavarësisht se për momentin situata nuk është alarmante, kërcënimi për përfshirjen e vendit nga një valë e re migrantësh është real. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se Maqedonia nuk mund të klasifikohet si destinacion i fundit i emigrantëve, por vetëm si korridor për rrugëtimin e tyre.

Pavarësisht marrëveshjeve politike dhe zgjidhjeve të ndryshme që janë bërë, nuk mund të ketë garanci se e gjithë ajo që e pamë gjatë vitit 2015 dhe 2016 i takon të kaluarës dhe që nuk do të përsëritet. Para dy muajsh ka hyrë në fuqi Ligji i ri për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme si plotësim i ligjit paraprak për azil dhe mbrojtje të përkohshme. Patjetër të kemi aksion të koordinuar. Ka mundësi për Qendra pranuese afatshkurte për çfarëdolloj krize migrantësh por asgjë më shumë se kjo – deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm i Maqedonisë.

Profesori universitar Blerim Reka tha se deri në vitin 2030 pritet që në Evropë të qarkullojnë rreth 230 milion refugjatë. Për të menaxhuar me sukses krizën e mundshme të migrantëve ai tha se Maqedonia e ka të nevojshme thithjen e fondeve të dedikuara për kriza të tilla.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor veçmë kanë emigrantë nga kriza e fundit e 2015- tës dhe kthimi eventual i tyre apo migrantë të rinj mund të rrezikojë jo vetëm sfida humanitare dhe sociale, por dhe rreziqe të sigurisë. Maqedonia të absorbojë një pjesë të fondeve nga buxheti i ri shtatë vjeçar i dedikuar për krizën e emigrantëve – tha Blerim Reka, Profesor universitar.

Njëra ndër zgjidhjet që autoritetet propozojnë për përballje me krizën e emigrantëve është edhe qasja joselektive e institucioneve shtetërore deri te procedurat për azil./alsat

Baby Boo