Spasovski: Kemi ekip të veçantë për personat që kërkohen me urdhër arr*est, lista është e përgjysmuar


Nga shtatori i vitit të kaluar kemi plan operativ me qasje strategjike për arrestim dhe gjetje të personave që kërkohen me urdhër arr*est, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i ftuar në “Brifingun e mëngjesit”. Ai shtoi se në këtë drejtim është formuar ekip nga profesionistë të jashtëzakonshëm, i cili po jep rezultate.

Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se tashmë qindra persona janë arr*estuar nga ato që janë kërkuar me urdhër arr*est, ndërsa në top prioritet janë personat që janë dë*nuar me dë*nim më të lartë me bu*rg ose ata pas të cilëve kërkohet një kohë të gjatë.
Ministri konfirmoi se personat që gjenden në urdhër arr*este vendore dhe ndërkombëtare janë prioritet strategjik për shtetin dhe nëse si shoqëri duam procedura penale efikase dhe lu*ftë kundër kr*imit atëherë epilog përfundimtar është personi ta vuajë dënimin dhe t’i merret prona e fituar në mënyrë ilegale.

Spasovski theksoi edhe se është shënuar rritje edhe në lidhje me grupet e zbuluara kr*iminalistike për tregti me njerëz.
Ministri theksoi se kur bëhet fjalë për vi*ktima të dhu*nës familjare, tregti me njerëz ose eksploatim në internet gjithë shoqëria duhet ta ngritë vetëdijen, por edhe të ngritet vetëdije brenda në institucione.
Ai theksoi se prioritet i rëndësishëm për policinë është të kthehen hetimet financiare aktive dhe zbuloi se për shkak të mosudhëheqjes së he*timeve financiare, nga viti 1991 deri në vitin 2017 janë realizuar vetëm tre kon*fiskime të pronës.

Ministri tha se udhëhiqet he*tim financiar vazhdimisht në lëndët ku do të konfirmohet blerje e paligjshme e interesit pronësor juridik.
“Nëse bëjnë vepër penale, shikojmë edhe nëse kanë bërë blerje të paligjshme. Në atë punon njësia në Repartin e kr*imit të organizuar për të gjithë shtetin, por qëllimi ynë është në çdo sektor të punëve të brendshme të kemi njësi të tillë të veçantë”, përfundoi Spasovski.

Baby Boo