Spasovski: “Emblemat e policisë nuk do të jenë në dygjuhësi për shërbimet dhe njësitë qendrore”


Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski thotë se sipas Dekretit që paraprakisht e solli Qeveria, emblema dygjuhësore do të ketë vetëm për shërbimet në nivel lokal, atje, gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe. Emblemat, theksoi, nuk do të jenë në dygjuhësi edhe për shërbimet dhe njësitë qendrore të cilat janë në nivel shtetëror.

“Aty ku punohet në nivel lokal, do të thotë për emblemat e uniformave në nivel lokal në qytetet ku gjuhë zyrtare është gjuha shqipe. Do të thotë, në shërbimet qendrore në nivel shtetëror nuk ka kurrfarë ndryshimi në pjesën e uniformave, respektivisht edhe në njësinë “Tigri” dhe në “Njësinë për sistemim të shpejtë”, tha Spasovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.
Ai shtoi se për realizim është lënë një periudhë prej një viti për implementim për shkak të së cilës ka procedurë për shpenzimin e mjeteve buxhetore.

“Nuk mund të hysh në një dyqan dhe të bledh diçka menjëherë, por duhet të zbatohen procedurat – tenderë, furnizime publike, të furnizohet ajo që duhet të furnizohet në pjesën e emblemave dhe prandaj lihet një periudhë e tillë në të cilën mund të kemi përgatitje dhe aktivizim”, tha ministri Spasovski.
Ai tha se dekreti i miratuar buron nga Ligji për përdorimin e gjuhëve.

“Ne duhej t’i respektonim ato hapa dhe për këtë arsye legjislacioni në këtë pjesë ka ndryshuar. Kemi pasur një periudhë një vjeçare harmonizimi për të kryer procedurat. Pra, kjo është një punë normale që po bëhet, nuk ka asgjë të re në këtë fushë që do të shkaktonte ndonjë problem tjetër, theksoi ministri i Punëve të Brendshme.

Baby Boo