Spasovski e mori funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme


Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ministri i deritanishëm Agim Nuhiu sot ia dorëzoi detyrën njeriut të parë të sapozgjedhur në këtë resor, Oliver Spasovskit.

Ministri Spasovski iu falënderua Nuhiut për angazhimin e tij të deritanishëm në MPB dhe paralajmëroi vazhdim të reformave që filluan në mandatin e tij paraprak si ministër i Punëve të Brendshme, si dhe vazhdim të pajisjes së policisë, e tëra me qëllim të përmirësimit të punës së policisë në shërbim të qytetarëve.

Spasovski, i cili deri dje ishte kryeministër teknik, sërish kthehet në vendin ministror në MPB, funksion që e kreu deri në emërimin e tij si kryetar i qeverisë teknike.

Ai në janar erdhi në krye të qeverisë kalimtare, detyrë e së cilës sipas Marrëveshjes së Përzhinës ishte t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat fillimisht ishin caktuar për më 12 prill, por u shtynë për shkak të krizës me koronavirusin.

Nuhiu, ndërkaq, e kreu funksionin ministër i Punëve të Brendshme prej mesit të korrikut pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga zgjedhjet parlamentare me çka skadoi mandati i ministrit të deriatëhershëm teknik, Naqe Çulev.

Baby Boo