Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot do të mbajë takim me temën “Parandalimi i ekstremizimit të dhunshëm” me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe Komitetit Kombëtar për Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Në takim do të bëhet fjalë edhe për monitorimin e zbatimit të referendumit, rolin e MPB-së dhe mundësive për bashkëpunim me shoqërinë civile me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe gjuhës së urrejtjes.