Spasovski dhe Nuhiu nuk kanë harxhuar asnjë denar nga reprezentacioni që ju takon


Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski dhe zëvendësi i tij, Agim Nuhiu, nuk kanë harxhuar asnjë denar nga reprezentacioni që u takon, njoftojnë burime nga MPB për
Gazetën Lajm. Sipas tyre, në gjashtë muajt e fundit, Spasovski dhe Nuhiu nuk kanë përdorur fare kartelën e reprezentacionit, por harxhimet i kanë bërë vetëm nga rroga e tyre.
Kjo sjellje “ekonome” e Spasovskit dhe Nuhiut është përshëndetur edhe nga diplomatë të huaj në Shkup, të cilët vlerësojnë se shembul prej tyre duhet të marrin edhe ministrat dhe funksionarët tjerë.

Spasovski dhe Nuhiu kanë stil plotësisht ndryshe sa i përket harxhimeve, në krahasim me pararardhësit e tyre, Jankulovska, Çavkov, Mijallkov, të njohur për harxhime mrramendëse, thonë burime në MPB.

Baby Boo