Spasovski: Deri më 12 Prill kemi rëne dakort qe te gjithe aktiviteter


Kryeministri Oliver Spasovski në një konferencë për shtyp bëri të ditur se ka biseduar me drejtuesit e partive politike këtë mëngjes dhe se kanë rënë dakord që deri më 22 mars të ketë një moratorium për të gjitha aktivitetet politike duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të planifikuara për 12 Prill.

Këtë mëngjes kam komunikuar me të gjithë kryetarët e partive dhe më njoftuan se të gjitha aktivitetet e partive politike janë futur në moratoriume, dhe ky është një mesazh i mirë që për të gjithë ne shëndeti është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Do të zgjasë deri më 22 mars, tha Spasovski në një konferencë për shtyp.

Siç tha ai, ai bisedoi me liderët e LSDM-së Zoran Zaev, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, BDI Ali Ahmeti, Aleancën e Shqiptarëve Zidan Sela, dhe atë të Besës, Bilal Kasamin.

Sipas Spasovski, mesazhi më i fortë për qytetarët në këtë moment duhet të dërgohet nga subjektet politike.

Baby Boo