Spasovski: Data e 15 korrikut është datë për votim, për vendime dhe për shpëtimin e shtetit nga kriza


Zgjedhjet janë për shpëtimin e vendit. Ne kemi nevojë për një Kuvend aktiv, shtëpia e demokracisë, shtëpia e përfaqësuesve të popullit duhet të jetë aktive. Ne kemi nevojë për një qeveri politike plotësisht funksionale, shkroi në profilin e tij në fejsbuk kryeministri Oliver Spasovski.

Ai thekson se 15 korriku është një ditë për votim, ditë për vendime dhe për shpëtimin e vendit nga kriza në të cilën kemi hyrë.

“Pesëmbëdhjetë korriku është një ditë në të cilën qytetarët do të konfirmojnë se vazhdojmë në rrugën e duhur, rrugën drejt zhvillimit dhe përparimit, drejt rritjes ekonomike dhe integrimit. Politikat e LSDM-së do të fitojnë më 15 korrik”, theksoi Spasovski.

Baby Boo