Spasovski: Ata që nuk i respektojnë masat e rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre


Kryeministri Oliver Spasovski edhe një herë i ka ftuar qytetarët, veçmas të rinjtë të respektojnë tërësisht masat për mbrojtje nga koronavirusi pasi në të kundërtën rrezikojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre.

Spasovski në intervistën e sontme onllajn ka ftuar ata të cilët sillen papërgjegjshëm dhe nuk e respektojnë familjen e tyre dhe i vënë në rrezik, të përfshihen në masat.

“Të gjithë duhet të respektojmë masat e epidemiologëve, pasi vetëm ashtu mund të mbrohemi, të mbetemi të shëndetshëm, të përballemi me situatën dhe të mos vjen deri te përhapja e virusit. Vetëdija publike është në nivel të ulët dhe prandaj masat janë fuqizuar, janë mbyllur tërësisht kafenetë, restorantet, baret, bastoret që të ndikojmë te qytetarët të ndryshojnë sjelljen e tyre”, ka thënë Spasovski.

Ai ka thënë se policia reagon në mënyrë parandaluese, por nuk mund çdokund të arrijë dhe prandaj apelon të paraqitet çdo tubim më i madh i njerëzve publikisht dhe të tregohet se rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve.

“Kot është nëse institucionet ndërmarrin masa, ndërsa ne jemi të papërgjegjshëm dhe ndikojmë në përhapjen e virusit”, ka thënë Spasovski dhe apelon veçmas të rinjtë të rijnë në shtëpi dhe energjinë ta orientojnë në mënyra kreative në interes të shtetit dhe shoqërisë.

Deti te qytetarët të cilët arrijnë në kufi ai apelon të tregojnë saktë nga ku udhëtojnë dhe pastaj të shkojnë në vetozilim 14 ditor.

Spasovski ka thënë se të gjitha institucionet e shtetit funksionojnë me kapacitet të plotë në zbatimin e rekomandimeve dhe parandalimit të përhapjes së virusit.

Baby Boo