Spasovski: Aspak nuk ju besoj një pjese të punësuar në MPB


Ministri për punë të brendshme i Maqedonisl, Oliver Spasovski, nga konferenca për shtyp sot ka shpalosur një të vërtetë trishtuese për ministrinë të cilën ai drejton, shkruan Fakte. Ai ka thënë se një pjesë e të punësuarve në këtë ministri, të cilët kanë marrë pozicione të caktuara derisa VMRO-DPMNE ishte nl pushtet, dihet se si kanë ardhur në ato pozita dhe se ai atyre aspak nuk u beson, por se për shkak të normave ligjore nuk mund t’u bëjë asgjë.

“Unë besoj në shumë njerëz profesional që punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por ka një grup të caktuar të cilëve nuk u besoj aspak dhe këtë e them haptaz se nuk ju besoj. Ju e dini mjaft mirë, bëhet fjalë për persona të cilët kanë ardhë nëpër pozita të ndryshme jo për aftësitë por për lidhjet e afërta që i kanë pasur” – ka thënë përveç tjerash Spasovski./FAKTE.Net

 

 

Baby Boo