Spasovski: “Askush nuk mund të na rrezikojë sigurinë”


Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi sot se në vendin tonë nuk ka asnjë indikacion për çfarëdolloj prishje të sigurisë. Ministri i Brendshëm theksoi se autoritetet veprojnë me kujdes dhe janë mirë të përgatitura për çfarëdolloj kërc*ënimi.

“Të gjithë organet kompetente, edhe MPB edhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK), dhe Agjencia për Kundërzbulim ndërmarrim aktivitete në drejtim të lu*ftës kundër te*rrorizmit ose parandalimit të çfarëdo aktiviteti që do të shkaktonte ce*nim të gjendjes së sigurisë. Tani, për momentin nuk ka asnjë indikacion për çfarëdolloj prishje të sigurisë në shtet. Në nivelin më të lartë veprojnë të gjitha njësitë pranë MPB-së dhe të gjitha agjencitë, raportimet e rreme për akte te*rroriste treguan se në çfarë niveli është përgatitja e Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe agjencive”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Baby Boo