Spasovski: Asgjë e diskutueshme që Shaqiri të jetë këshilltar


Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski vlerëson se nuk ka asgjë të diskutueshme që Xhezair Shaqiri – komandant Hoxha, të jetë këshilltar i sigurisë së Kryeministrit Zaev. Ai thotë se që nga viti 2002 shumë emra të diskutueshëm kanë udhëhequr me Maqedoninë. Sipas Spasovskit, nëse dikush dëshiron të dijë se çfarë informacione të ndjeshme do të ketë në dispozicion Shaqiri, ata duhet t’i drejtohen Qeverisë.

“Nëse shohim më thellë, shumë emra të diskutueshëm udhëhoqën me Maqedoninë dhe marrin pjesë në jetën shoqërore dhe politike nga viti 2002 deri sot. Unë nuk shoh ndonjë arsye pse mos e vlerësojmë pozitivisht çdo përfshirje të njerëzve, që duan të punojnë në Maqedoni. Do të shqetësohesha nëse ka njerëz që nuk duan të hyjnë në sistemin e Maqedonisë që dalin jashtë institucioneve … “, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm duke shtuar se për atë se çfarë do të jetë në dispozicion të këshilltarit do të kërkoni informacione nga Qeveria e Maqedonisë.

Baby Boo