Spasovski: Angazhohemi për siguri gjatë referendumit


Më thoni nëse ministria ka sigurua plan aksionar, që do të garantojë një proces të qetë gjatë fushatës dhe për ditën e votimit në referendum?

Roli jonë në çdo proces zgjedhor, apo në mbajtjen e referendumit, fillon nga momenti i shpalljes së procesit zgjedhor, apo referendumit, përmes bashkëpunimit që kemi me KSHZ-në. Sigurisht se përgatitet ministria në bazë të planeve, të ketë qetësi, siguri dhe stabilitet në Maqedoni, të garantohet proces zgjedhor i qetë, që do të mundësojë që qytetarët të vendosin vetë në referendum.

Si ministër, a mund të thoni se institucioni me të cilin menaxhoni, nuk do të veprojë si me paraardhësit tuaj, ndaj të cilëve ka edhe procese gjyqësore. Dua të them se jo vetëm ne mediat por edhe publiku, dëgjoi nga “bombat” politike si ishte keqpërdorur MPB-ja, si pjesë e organit partiak gjatë zgjedhjeve?

Parimet e mia me të cilat fillova të punoj në MPB ishin që të kemi profesionalizim, departizim dhe dekriminalizim në radhët e MPB-së. Para së gjithash me nder, me përgjegjësi, me punë mirë të menaxhuar, sepse u dëshmua në të kaluarën, se patjetër duhet që mjetet financiare të qytetarëve, që gjenden në buxhetin e MPB-së, t’i shfrytëzojmë për motivim të policëve, përmirësimin e kushteve të punës, dhe këto janë parimet në bazë të së cilit punohet, prej se unë udhëheq me MPB-në.

Thoni departizim të insititucionit. Pikërisht për punësime partiake u akuzuat nga opozita, pas emërimit të Sasho Tasevskit, për drejtor të BSP-së.

Unë nisesha nga këto parime, që të zgjedhim njeri profesionist, njeri të dëshmuar që dëshiron t’i ndihmojë R. Maqedonisë, njeri që ka vënë në shërbim kapacitetin e tij për zhvillimin e policisë maqedonase, dhe Sasho Tasevski, magjistër në shkencat e mbrojtjes, para mbrojtjes së doktoraturës gjithashtu në Fakultetin e Sigurisë, që tërë karrierën e tij e ka kaluar në MPB, është zgjidhja e vërtetë për drejtor të Byrosë për Siguri Publike.

Sa mund të jenë qytetarët të sigurt për privatësinë e tyre kur flasin përmes telefonit. A përgjohen ende, dhe si mund ta garantoni të kundërtën. Sa janë bërë reformat që i kërkonte Pribe për MPB-në?

Ato nuk ishin vetëm vërejtje të Pribes por ishin vërejtje të të gjithëve edhe të BE-së por edhe për të gjithë neve, sepse një skandal të tillë me përgjim nga korniza të tilla nuk ka pasur në rrethin tonë e as më gjerë. Dhe nga ky aspekt njëra nga punët e para ishte reforma në DSK, respektivisht në sistemin e ndjekjes së komunikimeve, Agjencinë për kundërzbulim dhe kështu me radhë. Pjesën e parë e kemi mbaruar, u formua Agjencia Teknike-Operative, së shpejti do të zgjidhim edhe drejtor për këtë agjenci, kështu që në këtë pjesë qytetarët duhet të jenë të qetë sepse ndërtojmë sistem që para se gjithash do të jetë…

Tanimë bëtë të ditur se Maqedonia ka arritur marrëveshje me Gjermaninë dhe Kosovën për njohjen e patentave të shoferëve për qytetarët e Maqedonisë që të mund lirshëm t’i ngasin automjetet e tyre në këto dy vende. Kur do të jenë zyrtare këto marrëveshje?

Edhe për Republikën Federale të Gjermanisë edhe për Republikën e Kosovës patëm negociata të hapura, negociatat mbaruan me të dyja vendet, kanë kaluar nga ana e Qeverisë maqedonase të dy marrëveshjet finale dhe autorizimi për nënshkrimin e atyre marrëveshjeve. Tani mbetet një termin edhe nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë edhe nga ana e Kosovës për nënshkrimin zyrtar të të dyja marrëveshjeve që të hyjnë në fuqi.

Baby Boo