Spasovki: Unë përgjigjem në vend të Bushit, ai është dënuar dhe tani mban maskë


-Jo…unë do të përgjigjem, për shkak se ai është i dënuar, nuk mund të përgjigjet, për shkak se është i dënuar tani mban maskë. Nëse nuk ishte dënuar ndoshta nuk do të mbante tani maskë. Janë dënuar të gjithë që ishin prezent në tavolinë, kështu u përgjigj fillimisht ministri Oliver Spasovski i pyetur se si e komenton MPB-ja padinë penale që një grup i qytetarëve ka parashtruar kundër të pranishmëve në ditëlindjen e Ahmetit në godinën e Ministrisë për Sistem Politik.

“Paditë penale dërgohen në Prokurorinë Publike, Prokuroria do të deklarohet nëse kemi të bëjmë me vepër penale”, tha ministri Spasovski duke shtuar se nuk është e ndaluar mbledhja nëpër institucione dhe se për këto mbledhje ka protokolle të cilat duhet të respektohen.

Ndryshe, për mbledhjen e funksionarëve të BDI-së për ditëlindjen e liderit të tyre, Ali Ahmeti janë gjobitur 8 persona me nga 20 euro secili. Të ftuarit ishin mbledhur në zyrën e ministrit Artan Grub.

Ditëlindja e 62-të e Ali Ahmetit dhe hapja e zyrave në ndërtesën e re stil barok prej 14 milion eurosh, ku do të vendoset selia e Ministrisë së re të Sistemit Politik, ishte rasti që udhëheqja më e afërt e BDI-së të mblidhej ditë më parë pa maska dhe pa distancë sociale, duke mor respektuar asnjë masë antiCOVID./Alsat

Baby Boo