“Spartani” i aviacionit ushtarak rumun, lu*ftëtari kundër zja*rreve në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut a njoftuar se në vend ka arritur aeroplani C-27 Spartan i aviacionit rumun ushtarak, i cili është i specializuar për shuarjen e zj*arreve. Ministrja Radmilla Sheqerinska ka njoftuar se ky aeroplan ka kapacitet për veprimtari me 6 tonë ujë. Aeroplani do të veprojë në rajonin e Berovës.

Ministria njoftuan se së shpejti pritet që të arrijë edhe një avion rumun tjetër i cili do të sjellë kontejnerë dhe pajisje shtesë shoqëruese në mbështetje në ballafaqimin me zja*rret.
Mbështetja e Rumanisë, vjen pas kërkesës së ministres Shekerinska drejtuar homologut të saj rumun, Nikolae Jonel Çuka, për ndihmë urgjente në ballafaqimin me zj*arret.
Më herët në vend ka arritur edhe “Kanader T21”, një helikopter rumun i specializuar për shuarjen e zj*arreve.

Baby Boo