Spartak Ngjela: Për herë të parë pas 100 vitesh kemi një trim në parlamentin serb


Avokati Spartak Ngjela i ka thurur lavde përmes një postimi në Facebook deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ngjela shkruan se për herë të parë pas 100 vitesh kemi një parlamentin serb një trim që denoncon krlmet mostruoze të Serbisë kundër shqiptarëve autoktonë.

“Pikërisht në këtë ditë, po në parlament, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gati sa nuk shpalli falimentimin në lidhje me pretendimet e Serbisë kundrejt Kosovës së lirë e të pavarur”, shkruan Ngjela.

Ndër të tjera, ai shkruan në Facebook:
Shaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë, i cili është edhe kryetari i Partisë shqiptare për Veprim Demokratik, në Serbi; deklaroi sot, me denoncimin e tij të hapur në sallën e parlamentit të Serbisë, për të gjitha krlmet që kanë kryer hordhitë serbe të Milosheviçit në Kosovë.

Baby Boo