Spanjë ofron sërish trajtim riprodhues falas, për lezbiket dhe beqaret


Qeveria e re socialiste e Spanjës pranoi të ofrojë trajtim riprodhues falas për lezbiket dhe gratë beqare, duke rikthyer një përfitim të anuluar nga administrata konservatore e Mariano Rajoy-t.

Njoftimi vjen pas një sërë masash sociale të bëra gjatë muajit të parë si kryeministër, nga ana e Pedro Sanchezit.

Ky benefit përfitohej edhe më herët nga këto kategori, por në vitin 2014 u anulua nga qeveria e Mariano Rajoy-t, i cili dorëzoi pushtetin në qershor të këtij viti.

Miratimi i rikthimit të këtij bvenefiti u bë në një mbledhje kabineti, që përkon me Paradën e krenarisë LGBT në Madrid, ndërsa do të hyjë në fuqi nga janari i 2019-ës.

Baby Boo