Spanja shënon rënie të madhe të viktimave të reja të virusit për 24 orë


Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet nga koronavirusi kanë vdekur 410 persona.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 20,453, që do të thotë se Spanja vazhdon të mbetet në vendin e tretë në botë në listën e shteteve me më së shumti të vdekur nga pandemia, pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.

Shifra e së dielës është shumë më e ulët se numri prej 565 viktimave që u konfirmuan për 24 orë të shtunën, duke ngjallur shpresë për përmirësimin e gjendjes, shkruan “Reuters”.

Numri i personave të infektuar gjatë 24 orëve të kaluara në Spanjë u rrit për më shumë se 4200 persona dhe shkoi në 195,944. Kjo shifër e vendos Spanjën në vendin e dytë në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

Më herët u raportua se kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka premtuar se do t’i largojë masat e izolimit për fëmijët në mënyrë që ata të mund të dalin jashtë dhe të luajnë e të zhvillojnë aktivitete fizike./Gazeta Express

Baby Boo