Spanja ia kalon Kinës me numrin e të infektuarve nga koronavirusi


Spanja e kalon Kinën për nga numri i të prekurve me coronavirus.

Numri i të prekurve me virusin vdekjeprurës në Spanjë që i ka 47 milionë banorë, ka arritur sot në 85.195, që është një rritje prej 8 për qind krahasuar me të dielën, kurse para saj gjenden vetëm SHBA dhe Italia.

Në 24 orët e fundit, në Spanjë janë regjistruar 6.398 persona të prekur me coronavirus, kurse nga pasojat e këtij virusi deri më tani kanë humbur jetën 7.340 persona, raporton Reuters.

Në Madrid ku edhe është regjistruar gjysma e numrit të përgjithshëm të vdekurve, janë ulur flamujt në gjysmë shtizë, pasi që autoritetet e vendit e kanë shpallur ditë zie, kurse pritet në orët e para të mbrëmjes të mbahet një minutë heshtje. /Insajderi

Baby Boo