SPAK nis procedim ndaj Safet Gjicit, pas publikimit të një videoje erotike


Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur një procedim penal ndaj kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici, pas publikimit të një videoje erotike ku ai shfaqet së bashku me një vajzë në zyrën e tij.

Megjithatë, nga pamjet e videos duket ai, së bashku me një vajzë, duke kryer akte seksuale në atë çfarë duket si zyra e Gjicit.

Videoja ka qarkulluar gjerësisht në media sociale mëngjesin e 16 qershorit fillimisht, ku është shpërndarë edhe në platformën WhatsApp.

Ajo është filmuar më datë 6 qershor dhe nuk dihet ende se e kujt është autorësia e videos, ose rrethanat në të cilën është filmuar.

Vetë Gjici nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me çështjen, edhe pse është pyetur nga redaksia e Albanian Post sa i takon videos.

Detaje të mëtejshme mbi gjithë ngjarjen priten nga SPAK ndërkaq.

Në rast se videoja verifikohet, atëherë akuza kryesore ndaj Gjicit duhet të jetë ajo e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërsa, raste të tjera të ngjashme ka pasur edhe në të shkuarën, ku në një skandal të tillë ka rënë edhe ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili. Apo, më parë, skandalet seksuale kanë shkuar edhe në nivel ministror, me Ylli Pangon, i cili u shkarkua nga detyra pikërisht lidhur me ngjarje të tilla të ngjashme.

Baby Boo