SPAK kërkon arrest shtëpie për Berishën!


Prokuroria e Posaçme ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ndaj Berishës kërkohet masa e re arrest shtëpie, në vend të detyrimit të paraqitjes.

Aktualisht në arrest shtëpie është bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme dhe më pas u lirua nga Gjykata e Apelit. Zotit Malltezi i janë bllokuar edhe 25 pasuri.

Baby Boo