Spahiu: Ja pse duhet të dilni të votoni!


Artin Spahiu

Edhe pse Integrimi në strukturat Euro-Atlantike, ose popullorçe thënë, bashkimi me popujt e civilizuar dhe të zhvilluar të Botës, është një shans i pa alternativë për ardhmërinë tonë dhe të pasardhësve tanë, por edhe vizion dhe orientim strategjike kombëtar për ne shqiptarët, nga entusiazmi i madhe që ka kapluar edhe vetë klasën politike që po qeverisin gati 17 vite dhe kanë dëshirë që me çdo kusht të kalojë referendumi i 30 shtatorit, sikur po mohoet çdo gjë e arritur deri më sot. Narativi propagandistik gjatë fushatës për referendumin se ” pas 27 vite izolim kemi shansin më të mirë për të dalë nga ky izolim”,duke e kuptuar se e gjitha është me qëllim të dhënies së rëndësisë jetike të këtij referendumi dhe dëshirën për të bindur qytetarët për të votuar, më duket pak më shumë nihiliste se sa një realitet objektiv. Gjithashtu të thuash se asgjë nuk është bërë në këto 27 vite, e sidomos në 17 vitet e fundit pas konfliktit të 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, dhe nga asgjëja je në prag të integrimeve në strukturat euro-atlantike, kur dihet se procesi i integrimit kërkon plotësim të disa parakushteve, duket më shumë si manipulim për efekte momentale elektorale sesa një argument i fuqishëm për realizimin e qëllimit integrues.

Në fakt realiteti është shumë më përshkrues: Maqedonia në NATO dhe BE do të integrohet edhe si pasojë e dorës së shtrirë të strukturave euro-atlantike dhe rezultat interesash gjeopolitike që ndonjiherë kalon realitetin e brendëshëm të Maqedonisë, por mbi të gjitha, duke njohur principet integruese të atyre strukturave, Maqedonia integrimin po e fiton edhe si pasojë e rezultatit të suksesit të saj të brendëshëm politik. Që pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit me BE-në, si kushte kryesore për integrim e Maqedonisë në strukrurat euro-atlantike ishin: Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshja për emrin me Greqinë.

Marrëveshja e Ohrit që për bazë ka bashkëjetesën e ndërtuar mbi principet e respektimit dhe përfaqësimit të drejtë të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoni, me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si pjesë normative u miratua e gjitha. Ndërsa kushti i dytë, kontesti iemrit me Greqinë, u bë një hap shumë i rëndësishëm, me çka u arrit marrëveshja historike dhe u dakordua që Maqedonia ta ndryshojë emrin dhe të quhet Maqedonia e Veriut, për çka edhe po organizohet referendumi i 30 shtatorit , për t’i dhënë mundësinë qytetarëve që të shprehen për një çështje mjaft delikate.

Me kalimin e referendumit, i cili ka natyrën konsultative dhe për të cilin jam i sigurtë se do të kalojë, Maqedonia më do të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga ndikimet dhe errërat të fuqive anti perëndimore dhe anti civilizuese. Ndoshta asnjë shtet tjetër nuk e ka pasur më të rëndësishëm se Maqedonia procesin e integrimit, e sidomos atë të integrimit në NATO. Si arena e përpjases së civilizimit,shtet me diversitet nacional e kulturor dhe si shteti me fragjil në Europë, siguria e Maqedonisë do të ishte e garantuar vetëm përmes integrimit në NATO.
Përveç sigurimit që do të garantohet përmes integrimit në NATO, Maqedonia si shtet ka nevojë edhe pë reforma spastruese në segmete të caktuara kriminale dhe klienteliste. Dhe pikërisht për këtë është e nevojshme integrimi në BE.

Integrimi në BE është më se i nevojshëm për qytetarët e Maqedonisë të raskapitur nga një pjesë e një klasë politike e papërgjegjshme, që si pasojë e keq sundimit na kanë krijuar një ngritje të antivlerave dhe përmbysje të sistemit të vlerave. Na kanë krijuar degradim në të gjitha sferat e jetës:arsim, kulture, mjekësi, infrastrukture, menaxhim komunal, degradim femëror.. Dhe pikërisht, referendumin e 30 shtatorit duhet përkrahur fuqishëm për t’i zhdukur këto fenomene. Për t’i zhdukur njëherë e mirë korrupsionin metastazik që egziston në segmete të jetës, për të zhdukur atë pjesë të klientelizmit në shfrytëzimin e pasurisë së qytetarëve në mënyrë të padrejtë, nepotizmin në punësime,injorancën në krye të institucioneve, kriminalitetin në udhëheqjen e institucioneve, kaosin e disa institucioneve, shkatërrimin arsimor, degradimin kulturor,… dhe për t’u dhënë jetë drejtësisë, meritokracisë, rendit, sigurisë, arsimit cilësor, rendit urbanistik, rregullimit të institucioneve, avancmin e të rinjve në bazë të dijes dhe jo dredhisë, avancimin e gruas dhe vajzës në bazë të meritave intelektuale dhe jo në bazë të meritave seksuale,etj.

Të gjitha këto ne tani i kemi në dorë, në të kundërtën… do shkojmë edhe ne për lesh!

O tani o kurrë!

Baby Boo