Spahiu: “Faleminderit” Taravari!


“Faleminderit” Taravari!
Nard Ndoka i politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari për çdo dalje të tijën publike bën nga një gaf idiot politik sa i përket qasjes nënçmuese dhe ofendimit të shqiptarëve.

I quajti shqiptarët nëpër institucione si shërbetorë të maqedonasve ne administratë dhe se luajnë vetëm funksionin e “byrek-blerësve”; pastaj i quajti shqiptarët si të pacivilizuar, te pagdhendur dhe mos respektues të rregullave dhe protokolleve anti COVID-19; dhe e fundit, që përmes idiotsisë së vetë tregon idiotsinë kolektive të partisë që e lejojnë të bën idiotsira të tilla, duke akuzuar vetëm partinë shqiptare për pandeminë e pasojat e saj dhe, nuk e di se për çfarë arsye, për çështje ideologjike apo mos pasje k.qe të kritikon maqedonët, amneston gjithë faktorin politik maqedon në qeveri, edhe pse qe nga kryeministri, ministri i Shëndetësisë e te tjerë janë maqedonë.

Kjo e treta, sikur për të miniuar dhe treguar se shqiptarët janë të paaftë për të qeverisur, ndodh pasi u plasua ideja nga kryetari Ali Ahmeti për Kryeministër Shqiptar dhe pasi u kundërshtuar histerikish nga blloku politik maqedon.

Me gafa të këtilla, ndoshta mund t’u bën nder maqedonasve antishqiptarë, por nëse e analizojmë në aspektin politik, besoni se na bën nder edhe më të madh ne si parti politike, pasi përmes gafave të një pas njëshme ofenduese për shqiptarët dhe të pa stopueshme nga partia e tij, tregon futyrën e vertetë koletktive të asaj partie!

Të gjitha këto gafa, nuk i ilustron asgjë më mirë se një fjalë e urtë popullore dibrane:
U utofsh dhe dëftofsh!
?????

PS.
Shtesë: Harruam luftën me gazetarët dhe mediat shqiptare, ndërsa asnjë fjalë dhe asnjë akt nënçmimi atyre maqedone.

Artin Spahiu

Baby Boo