Sotirova-Buhova: Informacionet e rreme dhe mospranimi i vetëizolimit do të rezultojë me numër të madh të personave të infektuar


Problemet që i hasim në terren në baza ditore janë mos ofrimi i të dhënave personale të sakta, në anketimin epidemiologjik jep emrin e saktë, ndërsa mbiemri gabohet rastësisht me dy ose tre shkronja, adresë jo ekzistuese, numri i telefonit nuk ekziston, email sigurisht që jo. Këto janë të dhëna që marrim nga disa qytetarë të caktuar, të rremë ose të të dhëna jo të sakta. Të dhënat kur dorëzohen gjatë vendimit për vetizolim të cilat janë të dhëna të sakta në terren janë të llojit: Ky person nuk ka jetuar këtu prej vitesh, ne nuk e njohim atë ose thjesht mos hapje e dyerve në mënyrë që të mos pranohet vendimi, theksoi sot drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Irinka Sotirova Buhova.

Ajo bëri thirrje që veprime të tilla të minimizohen ose zvogëlohen në zero, sepse shifrat që do të shohim në 10 ose 15 ditët e ardhshme janë proporcionale me pasojat e një sjelljeje të tillë.

Baby Boo