Sot vendimi për orën policore gjatë fundjavës


Shtabi i krizës dhe Komisioni për Sëmundje Infektive do të vendosin sot se si do të jetë ora policore gjatë kësaj fundjave.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se prite një vendim real lidhur me ate se si do të jetë ora policore gjatë fundjavës.
Gjatë ditëve të punës ora policore ka qenë prej ora 19:00 deri në 05:00.
Ministri Filipçe theksoi se të shtunën do të vendoset për zbutjen e masave restriktive, hapjen e kafeneve, restoranteve dhe bizneseve tjera.
Jozyrtarisht pritet që kafenetë dhe restorantet të punojnë deri në ora 18:00 ndërsa maskat do të jenë të obligueshme për hapësirat e mbyllura dhe hapësirat e hapura ku nuk mund të mbahet largësia trupore.

Baby Boo