Sot vazhdon gjykimi për të paamnistuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë


Sot në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi për 18 të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Procesi gjyqësor gjendet në fazën përfundimtare dhe duhet të vazhdojë me prononcimin e fjalëve përfundimtare.

Në bankën e të akuzuarve janë pesë personat të cilët nuk kërkuan amnisti: ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov, shefi në MPB për operacione speciale Dushko Llazarov, një nga udhëheqësit e “Për Maqedoni të përbashkët” Igor Durllovski, Jane Çento dhe Igor Jug nga shoqatat patriotike, si dhe 13 të akuzuar kërkesat e të cilëve për amnisti ishin refuzuar.

Gjykata i hodhi poshtë kërkesat për amnisti të Aleksandër Vasilevski Ninxha, Nikolla Mitrevski Kolo, Goran Gjoshevski, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellevski, Vllatko Trajanovski dhe Viliam Mihajllovski.

Rasti “27 prilli” filloi në gusht të vitit të kaluar kundër gjithsej 33 personave, prej të cilëve 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Në kuadër të procedurës së dëshmive ishin marrë në pyetje rreth 50 dëshmitarë, si dhe një dëshmitar i rrezikuar, në dëshminë e të cilit ishin përjashtuar opinioni. Si dëshmitarë ishin marrë në pyetje kryeministri aktual Zoran Zaev, ministri Damjan Mançevski, ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, peshkopi Pimen dhe të tjerë.

Baby Boo