Sot vazhdon gjykimi për rastin e ekzekutimit të Nikolla Sazdovski


Në Gjykatën penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin e ekzekutimit të të riut Nikolla Sazdovski.

Seanca e kaluar e 28 shkurtit ishte shtyrë për shkak të shkresave të paparashtruara nga ekspertiza plotësuese.

Më 7 shkurt u bë rikonstruimi i ekzekutimit të Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve. Rikonstruimi zgjati pothuajse tre orë në stacionin e autobusëve në Autokomandë, nën siguri të madhe policore.

Me statistë dhe kukulla u bë shfaqja për rrjedhën e vërtetë të ngjarjeve sipas thënieve të dëshmitarëve dhe të akuzuarve B.B dhe S.D, ndërsa pas asaj që mund të vërehej nga largësia prej nga ishin të vendosura ekipet e gazetarëve dhe lidhur me lëvizjen e statistëve u pa se e tërë ngjarja është zhvilluar në afërsisë së trafostacionit së EVN-së afër stacionit të autobusëve në bulevardin “Aleksandri i Madh”.

Sipas aktakuzës, B.B dhe S.D së bashku me J.L. (19) i cili ndodhet në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar në mënyrë brutale e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusëve para fabrikës “Alkaloid” në bulevardin “Aleksandri i Madh” në Autokomandë.

Nga plagët e marra, Sazdovski më 9 korrik të vitit të kaluar ndërroi jetë në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv – KARMI në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”.

Dy nga sulmuesit, B.B dhe S.D ndodhen në paraburgim në burgun “Shkup” në Shuto Orizarë, ndërsa për të dyshuarin e tretë, i cili ende është i pakapshëm për organet e ndjekjes, është shpallur fletë arrest vendor dhe ndërkombëtar.

Baby Boo