Sot varroset mjeku 25-vjeçar, i cili vdiq disa ditë pas aksidentit të rëndë


Dje është ndarë nga jeta mjeku gjakovar, Dr. Mentor Salihi, i cili ishte në autoambulancën e cila u aksidentua para disa ditësh në Gjakovë. 25-vjeçari bashkë me stafin e Emergjencës, ishin nisur të shpëtonin jetën e një të aksidentuari, derisa gjatë rrugës pësuan aksident vetë.

Përveç mjekut Salihi, ditë më parë kishte humbur jetën edhe shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini.
Sot në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, po mbahen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Dr. Salihit, ndërkaq familjarët kanë njoftuar se varrimi i të riut do të bëhet sot në ora 18:00. Për vdekjen e 25-vjeçarit reaguan familjarë e miq të shumtë, mes tyre edhe krerët e intitucioneve të shtetit e liderë të partive politike./GazetaDemos/

Baby Boo