Sot varroset 18-vjeçarja që u v*ra në Ferizaj


18-vjeçarja, M.O që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt do të varroset sot.
Lajmin e ka bërë të ditur dje daja i vajzës së ndjerë.
Ai tha se ceremonia e varrimit pritet të bëhet sot, ndërsa e pamja do të zgjasë tri ditë.
“Nesër bëhet varrimi, tri ditë zgjatë e pamja, dhimbja është e madhe por nuk dina se çka bëjmë”, ka bërë të ditur ai dje gjatë ditës.

Tashmë një person ka përfunduar nën pranga si i dyshuar për këtë rast, megjithatë, Dardan Krivaqa personi me të cilin vajza po bashkëjetonte e që është edhe i dyshuar kryesor në këtë rast, ende mbetet në arrati.
Mbrëmë banorë të Ferizajt kanë thënë se e kanë parë Krivaqën në lagje, derisa njësia speciale ka kryer bastisje në banesën ku ndodhi krimi.
Babai i vajzës së ndjerë i ka thënë RTK-së se vajza ka qenë në presion dhe e frikësuar.

Baby Boo