Sot u hap vetëm një qendër tregtare në Shkup, mungon garderoba verore për shkak të epidemisë


Vetëm qendra tregtare “Vero Jumbo” është hapur sot në Shkup, pasi qeveria zbuti masat anti-korona. Qendrat tjera do të hapen nesër dhe pasnesër me orar të reduktuar nga ora 10 deri ora 18. Nëpër shitore nuk vërehen shumë njerëz, kurse restorantet dhe kafiteritë ende janë të mbyllura. Një pjesë e shitësve ankohen se mungon garderoba verore për shkak të kufijve të mbyllur. Në nderkohë të punësuarit pastrojnë dyqanet e tyre dhe ndërkohë sistemojnë mallin. Ende pa i llogaritur dëmet e së shkuarës, tregtarët kanë hallin se me masat e reja restriktive nuk do të kenë mjaftueshëm shitje. Por, shumica e tyre, madje nuk ia kanë idenë për protokollin e punës. Gardërobat do jenë të mbyllura, kurse gjësendet e blera do të mund të provohen nga konsumatorët vetëm në shtëpi.

Pagesa e rrobave do të bëhet në shitore, kurse mund të kthehen prapë nëse nuk janë të sakta, por me kusht që ti kthejnë pa u hequr tiketat.

Baby Boo