Sot takimi Zaev-Sela, a do t’i kërkojë mbështetjen e ASH-së për referendumin?!


Kryeministri Zoran Zaev për sot, për dallim nga herat tjera, në takimin e Liderëve   ka ftuar   edhe kreun e ASH-së Ziadin Sela. Në takimin e Liderëve , sigurisht se  temë  kryesore  diskutimi pritet të jetë  çështja e referendumit  që është paralajmëruar të mbahet në Tetor.

Ky është takimi i parë zyrtar mes Zaevit dhe Selës, që nga  dalja e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria e RM-për çështje parimore.

Si duket Kryeministri Zaev kësaj rradhe nuk  e ka dëgjuar partnerin qeveritar BDI-në dhe se sërish llogarit në ndihmën e ASH-së për ta patur sukses Referendumi. Njejtë si vitin e kaluar  kur  ASH  me deputetët e saj kishin rol kyç në krijimin e shumicës së re parlamentare dhe Qeverisë së re.

Nga Aleanca për Shqiptarët konfirmuan se sot do të zhvillohet takim mes Kryeministrit Zaev dhe liderit të ASH-së Ziadin Sela, ku temë diskutimi do të jetë cështja e referendumit që ndërlidhet me antarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.