Sot shpaloset plani, shqiptari Abazoviq për kryeministër të Malit të Zi


Koalicioni “E zeza në të bardhën” në konferencën e sotme për shtyp në orën 12:00 do të prezantojë planin për zgjidhjen e krizës aktuale politike në Mal të Zi.

Siç është bërë e ditur nga Lëvizja Qytetare URA, në media do të flasin lideri i asaj partie dhe zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Asociacionit të qytetarëve të CIVIS-it, Srđa Paviçeviq.

Kryesia e URA-s do të propozojë formimin e një qeverie të pakicës, shkruan RTCG.

Ndryshe, në konferencën e sotme, pritet që të jepen detaje të ndryshme, ndër to edhe pritet të konfirmohen se ky koalicion do ta kandidojë Dritan Abazoviq për kryeministër.

Baby Boo