Sot shpallet aktgjykimi për rastin e Muhamed Zekirit


Në Gjykatën Penale të Shkupit, për në ora 13.00 është caktuar seancë në të cilën gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska do ta shpallë aktgjykimin për ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, i u gjykua për akuzë të Prokurorisë, për lidhje kontratave për shërbime konsulente për analizimin e situatave në Postat dhe Hekurudhat e RMV-vë, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”, njofton Portalb.mk.

Në fjalët përfundimtare, Zekiri mohoi akuzën e Prokurorisë në tërësi

“593 ditë zgjatë drama ime personale as fajtor e as borxhli, siç dëshmoi rrjedha e gjykimit, 593 ditë agoni në të cilat jeta imë është përmbysur, aq ditë kanë vuajtur edhe anëtarët e familjes time, të cilët janë edhe më pak fajtor dhe borxhli”, tha Zekiri.

Ai porositi gjykatën që në atmosferë të bindjes së përgjithshme të korruptimit të politikës në tërësi, nuk duhet të lejojë që përskaj të thatit të digjet edhe i njomi, pasi akuzat e Prokurorisë sipas tij janë të pabaza.

Nga ana tjetër, Prokuroria e përfaqësuar nga prokurorja Katerina Kolareviq nuk heq dorë nga akuza, sipas të cilës, Zekiri në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të rënë dakord paraprakisht. Për këtë, Zekiri tërësisht mohon duke theksuar se vlera e 147.000 eurove është për TVSH.

Baby Boo