Sot seanca për ratifikimin në Kuvend të emrit të ri të Maqedonisë


Pavarësisht protestave të dhunshme dhe kundërshtive të opozitës, marrëveshja me Greqinë për emrin e ri të Maqedonisë shkon në Parlament.

Marrëveshja pritet të ratifikohet para samitit të Bashkimit Europian që mbahet në 28 qershor dhe ku Shkupi pret vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Parlamenti i Maqedonisë i dha të martën dritën jeshile draftit të qeverisë për ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa komisionet përkatëse të parlamentit hapën debate për të. Ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov duke folur para ligjvënësve tha se marrëveshja është jetike për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe se kjo varet nga ratifikimi i marrëveshjes.

Por opozita e cilësoi marrëveshjen si një akt kapitullimi dhe u largua nga seanca e parlamentit. VMRO-DPMNE thotë se marrëveshja për ndryshimin e emrit do të thotë një “embargo e plotë ndaj gjithçkaje që është maqedonase”.

Emri i Republikës së Maqedonisë do të ndryshojë në “Republika e Maqedonisë Veriore”. Kjo ka nxitur pakënaqësi si në Athinë edhe në Shkup tek opozita e të dy vendeve dhe ka bërë që qindra protestues të dalin rrugëve për ta kundërshtuar atë.

Megjithatë, shumë analistë mendojnë se Shkupi ka bërë një kompromis të mirë, duke ruajtur identitetin dhe gjuhën e popullit maqedonas, ndërsa vendit pritet shumë shpejt t’i hapen rrugët për anëtarësim në NATO dhe për bisedimet për integrim në Bashkimin Evropian.

Top Channel

Baby Boo