Sot protestë para Kuvendit! Ja shkaku


Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, sot, e hënë, me fillim prej ora 10:00, do të protestojë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV). Kërkesë kryesore është që urgjentisht të miratohet Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.
“Publikisht i thërrasim deputetët e partive të shumicës parlamentare, LSDM-së dhe BDI-së, urgjentisht ta miratojnë Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, në seancë plenare të hënën, dhe përfundimisht të qëndrojnë në anën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Rrjetin Nacional për Luftë Kundër Homofobisë dhe Transfobisë.

Më tej, nga atje vlerësojnë, se me mosmiratimin e këtij Ligji, deputetë dëshmojnë se nuk u pengon nëse qytetarët diskriminohen dhe cenohen nga mekanizmat për mbrojtje nga diskriminimi, veçanërisht ata të cilët janë pjesë e grupeve të margjinalizuar dhe të pakicave në shtet.

Nga ana tjetër, Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi sot do të jetë në rend dite të seancës së 90-të të Kuvendit të RMV-së, pasi paraprakisht për të njëjtën nuk pati kuorum.

Portalb

Baby Boo