Sot pritet të vendoset për orën policore dhe hapjen eventuale të kafeneve


Qytetarët pa masa kufizuese do t’i kremtojnë Ramazan Bajramin dhe Pashkët. Nuk do të ketë orë policore vetëm në ditët kur festohen këto festa. Këto janë një pjesë e masave të propozuara nga Komisioni për Sëmundje Infektive për Qeverinë, e cila në seancën e sotme do të shqyrtojë nëse do t’i pranojë të njëjtat. Krahas kësaj, Komisioni propozon që ora policore prej nesër të fillojë nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit dhe që gastronomët t’i hapin vetëm oborret dhe tarracat e kafeneve dhe restoranteve. Nëse masat e propozuara nga Komisioni kalojnë në Qeveri, të njëjtat do të vlejnë deri më 15 maj. Rekomandimet e Komisionit për lehtësimin e masave kufizuese janë për shkak të zvogëlimit të numrit të të infektuarve të ri dhe të shtruarve në spital në periudhën e kaluar.

Ora policore duhet të shkurtohet dhe të fillojë në orën 21 të mbrëmjes, dhe gjatë festave të ardhshme, Pashkët do të thotë e shtunë deri të dielën dhe 12 deri në 13 kur festohet Ramazan Bajrami, në mënyrë që të mos ketë orë policore gjegjësisht qytetarët të mund të lëvizin lirshëm, dhe në ato ditë funksionimi i ambienteve gastronomike duhet të jetë i njëjtë me atë që do të jetë deri, deri në orën 20:00 gjegjësisht 20:30- deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Baby Boo