Sot pritet të shembet objekti te “Mavrovasja”


Objekti i shumë përfolur te “Mavrovasja” i cili nuk dihet se kush është pronari sot pritet të shembet. Prishja e këtij objekti i cili ndërtohet joilegal ishte njëri nga premtimet e para të kryeministrit Zoran Zaev.

Ai ka thënë se një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme do të jetë prishja e objektit pa leje pranë qendrës tregtare Mavrovasja në Shkup. Ky objekt pa leje, tha Zaev do të duhet të prishet. Planet e prishjes tashmë janë duke u zhvilluar, tani po merren parasysh vetëm rregulloret ligjore që gjithçka të jetë në përputhje me ligjin.

“Një nga gjërat e para është të rrënohet objekti te Mavrovasja. Sepse është ndërtim i paligjshëm dhe ne do të bëjmë gjithçka si qeveri, kemi zhvilluar ide, besoj se do t’i përcaktojmë ato me rregulloret ligjore në vend”, tha Zoran Zaev, mandatar.

Baby Boo