Sot përvjetori i sulmit që tronditi botën!


Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë sot 17 vjetorin e sulmit ndaj kullave binjake në New York, më 11 shtator 2001.

Mësohet se përkujtimi i tragjedisë do të nisë sot me tingëllimat e kambanave dhe duke lexuar emrat e gati 3 mijë personave që humbën jetën nga sulmi terrorist i Al-Qaedas.

Në të gjithë Amerikën do të mbahen aktivitete tjera për të përkujtuar këtë ngjarje.

Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën nga sulmi me aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore Tregtare, në Neë York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania.

Sulmi i 11 shtatorit 2001 është një nga tragjeditë më të madhë që tronditi botën

Baby Boo