Sot nuk ka rrëmujë në pompat e benzinës – Naftë ka, por…!


Sot nuk ka radhë të gjata para pompave të benzinës në Shkup. Për momentin ka naftë, por me çmim më të shtrenjtë.

Sipas vendimit të fundit të KRRE-së, çmimi i benzinës prej sot është rritur për 5,5 denarë për litër, ndërkaq çmimi i dizelit është rritur për 10 denarë për litër. Sipas vendimit të fundit BS-95 do të shitet për 89,50 den/l, BS-98 për 91,50 den/l dhe Eurodiesel për 85,50 den/l.

Vendimi i tillë është marrë për shkak të rritjes së çmimit të derivateve të naftës në bursat botërore, ndërkaq nga KRRE theksojnë se nëse ka nevojë do të marrin vendime në baza ditore për të caktuar çmimet e derivateve në vend.

Baby Boo