Sot në ora 14:00 takimi i ri Zaev-Gashi


Sot me fillim në orën 14:00 do të mbahet takim i ri ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të partisë Alternativa, Afrim Gashi.
“Takim do të ketë sot në orën 14:00 në Klubin e Deputetëve, në format të njejtë si herën e kaluar. Edhe këtë herë nuk janë paraparë deklarata për mediumet, ndërsa për përfundimet nga takimi do të informojmë me anë të komunikatës”, thonë nga Qeveria.

Kryeministri Zaev i shoqëruar nga Dimitar Kovaçevski dhe Afrim Gashi me Bekim Salin deri tani kanë mbajtur dy takime, të fundit dy ditë më parë. Sipas deklarimit të Gashit, për ta nuk janë me rëndësi ofertat për kuadrot, për që konceptet dhe programi i tyre të jetë i pranueshëm për pushtetin.
Të premten u mblodh kryesia e Alternativës, e cila e autorizoi kryetarin Gashi, që të vazhdoj bisedimet për hyrje në Qeveri.

Baby Boo