Kuvendi i RMV-së ratifikoi Marrëveshja për bashkëpunim në turizëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës


Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është ratifikuar Marrëveshja për bashkëpunim në turizëm ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës e nënshkruar në Shkup, më 16 shtator 2021.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes profilit të tij në fejsbuk ka njoftuar se kjo Marrëveshja do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e turizmit ndërmjet dy vendeve.
“Dy vendet tona do të ndërrmarin të gjitha masat e nevojshme për promovimin dhe inkurajimin e zhvillimit të marrëdhënieve të turizmit, lehtësimin e qarkullimit turistik me përkrahjen e agjencive turistike si dhe strukturave dhe organizatave tjera që janë duke zhvilluar aktivitete në fushën e turizmit” ka shkruar ministri Bekteshi.
Gjithashtu, përmes kësaj Marrëveshje do të krijohen kushte të favorshme për investime në fushën e turizmit, si dhe mundësi për shkëmbimin e përvojave në fushën e trajnimit profesional të personelit të industrisë së turizmit të vendeve tjera.
Me ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në turizëm do të inkurajohet edhe realizimi i objektivave të të dyja vendeve, njëherit do të mbështesin njëra tjetrën në integrimet rajonale turistike.
Kjo Marrëveshje që u ratifikua sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, do të jetë e vlefshme për një periudhë pesë vjeçare.

Baby Boo