Sot mbahet takimi i liderëve për çështjen e emrit të Maqedonisë


Me iniciativë të kryeministrit Zoran Zaev sot në Shkup duhet të mbahet takimi i liderëve, ku presidenti Gjorge Ivanov dhe udhëheqësit tjerë do të njoftohen për detajet në lidhje me negociatat me Greqinë për çështjen e emrit.
Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe presidenti Gjorge Ivanov, nga kabineti i të cilit njoftuan se pret që të informohet rreth rrjedhës së negociatave me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.Edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë në një deklaratë për media konfirmoi se do të merr pjesë në takim dhe theksoi se qëndrimin për marrëveshje eventuale, partia e tij do ta tregojë pas mbledhjeve të organeve.

Ndërsa edhe në Greqi është paralajmëruar takim mes kryeministrit Aleksis Tsipras dhe presidentit Prokopis Pavlopoulos, për të njëjtën çështje.

Baby Boo