Sot mbahet raundi i katërt i bisedimeve Rusi-Ukrainë


Një raund i katërt i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet sot në 10:30 me orën lokale, sipas Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.Shpresat për armëpushim janë rritur pasi negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak ka dhënë vlerësim optimist, duke thënë se do të arrihen rezultate brenda disa ditësh.

“Rusia tashmë ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive,” tha zoti Podolyak në një video në internet. “Unë mendoj se ne do të arrijmë disa rezultate fjalë për fjalë brenda disa ditësh.”

Baby Boo