Sot koalicioni “Tash është koha” organizon marshin për demokraci


Marshi për demokraci, të cilin do ta mbajnë sot koalicioni “Tash është koha” do të fillojë nga parku i Çairit në ora 19 ndërsa do të marshojnë drejt qendrës tregtare Mavrovasja për të vazhduar para objektit të Qeverisë. Prej aty në ora 20:00 marshuesit do të shkojnë para zyrave të delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup ku do të përcjellin edhe mesazhet për procesin zgjedhor dhe demokracinë në vend.

Baby Boo